Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kajmaku në kërkim, por merr tender nga Ministria e Brendshme

13:52 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku mohon akuzat e Partisë Demoktraike për arrest 660x330 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agim Kajmaku, ish kryebashkiaku i Vorës aktualisht është në kërkim për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, por kjo mesa duket nuk e ka ndaluar bashkëshorten e tij të fitojë tender nga një institucion publik.

Sipas Dosja.al, bashkëshortja e tij, Merita Kajmaku ka marrë një tender prej 6 milionë lekësh të reja nga Ministria e Brendshme. Ky tender është dhënë më 30 dhjetor 2019, në kohën kur i shoqi ishte në kërkim.

I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritet shtetërore, Agim Kajmaku, kryebashkiaku në arrati i Vorës, përfiton tender nga Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij. Dosja.al zbulon se është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i jep atij një tender që mban datën 20 janar 2020. Tenderi me vlerë 6 milionë lekë, i jepet Kajmakut për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

kajmaku222

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, e drejtuar nga Sandër Lleshaj, kompetencat të cilat i janë transferuar Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, i ka dhënë një tender me vlerë 6 milionë lekë. Firma “Kajmaku sh.p.k”, e cila deri në muajin korrik 2019 ishte në pronësi të Agim Kajmakut, ka përfituar tenderin e firmosur më 30 dhjetor 2019.

kajmkaju3

Kajmaku ‘SHPK’ njihet publikisht si kompania e Agim Kajmakut. Në muajin Korrik 2019, pas akuzave të Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte marrë përmes kompanisë së tij, rreth 2.6 milionë euro para publike, të marra përmes tenderave, Kajmaku ia ka transferuar kompaninë Merita Kajmakut, gruaja e Kajmakut, e cila tanimë rezulton se është aksionere e vetme e kompanisë.

lagrimi

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është në arrati që prej muajit nëntor 2019, bashkë me bashkëshorten e tij, madje edhe i biri ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij, në mënyrë që socialisti të përballet me drejtësinë, por mesa duket edhe me tenderat e fituar prej tij, teksa është në kërkim… shkruan Dosja.al

Agim Kajmaku merita kajmaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.