Ish-lojtari i njohur brazilian i Milanit dhe Real Madridit, Rikardo Kaka ka dhënë një njoftim të madh në profilin e tij zyrtar në “Instagram.”
Kujtojmë që fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 hoqi takat e futbollit para 5 vjetësh dhe së shpejti pritet të veshë këpucë serioze, kostum dhe kollare. Fantazisti brazilian pritet të vazhdojë karrierën e tij si trajner futbolli.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kaka ka publikuar një foto ku duket qartë ai dhe licensa e trajnerit dhe më poshtë shkruan: “ Një tjetër kurs i kompletuar. Trajner me diplomë, tani më mungon vetëm skuadra!”