Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kakavije: Arrestohet polaku qe vrau shqiptarin në 2018 në Athinë

21:30 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kakavije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke. Nga verifikimi paraprak i punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë.

Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit. Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.

arrestohet kakavije polaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.