Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kalimet e paligjshme drejt vendeve të BE-së, presidenca çeke: Shqipërisë t’i hiqet lëvizja pa viza

18:34 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimieuropian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për t`i vënë fre emigracionit të parregullt.

“Fakti që Serbia dhe Shqipëria asnjëherë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre të lëvizjes me BE-në, pavarësisht se ata gëzojnë udhëtimin pa viza në bllok, kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Europian përmes kësaj rruge”, thuhet në një memo të brendshme të kësaj presidence.

“Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi, e disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri, ndërsa një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së ”, theksohet në dokument.

Këto janë kombësi që nuk janë hasur kaq shumë më parë në këtë rrugë, dhe ekziston rreziku i një tendence në rritje,” nënvizohet më tej. Në mënyrë të vecantë, rrugën ballkanike po e përdorin së fundi shtetasit indianë. Kroacia dhe Sllovenia për shembull, theksohet në memo, vitin e kaluar nuk patën asnjë aplikim azili nga India, Burndu apo Kuba, ndërsa këtë vit kanë regjistruar 1.700 të tilla.

Propozimi nënvizon idenë e disa masave më qëllim reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë. Ndaj në dokument nënvizohet  presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt.about:blank

“Në rast se përpjekjet diplomatike do të dështojnë, BE-ja duhet gjithashtu të përgatitet dhe të marrë në konsideratë një listë të masash të tjera që mund të përdoren, duke përfshirë këtu edhe në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave”, thuhet në memo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.