Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kallëzohet në SPAK gjyqtari Altin Abdiu, dyshime se është implikuar në lirimin e biznesmenit Helidon Gjikoka që është në arrati

10:32 / December 27, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
helidon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari Altin Femi Abdiu është kallzuar në SPAK për veprimtarinë kriminale të të korrupsionit parashikuar nga neni 319/ç të kodit penal vepër penale kjo e kryer në bashkpunim me shtetasin Helidon Gjikoka dhe avokatin e tij.

Kallëzuesit Ilit Koka pretendon se biznesmeni Helidon Jorgo Gjikoka në fashtin Drimadhas të Bashkisë Himarë në zonën e quajtur “Perivollo” ka përvetësuar me anën e dokumentave të falsifikuara dhe në mënyrë korruptive, një kompleks turistik i cili është i dhënë me qira.
Keko thotë se pronësia vërtetohet nëpërmjet Lejes së Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.RR.T. Bashkia Himarë e cila ka miratuar në favor të tij të drejtën për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës. Ndërtimet janë miratuar mbi parcelën e truallit të trashëguar nga babai i tijë me sipërfaqe 1430 m2, në pronësi të shtetasit Ilir Koka, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994.
Nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 rezulton se përfaqësuesi Ariton Kasaj ka nënshkruar në emër të Ilir Koka me cilësinë e palës qiradhënëse duke dhënë me qira të gjithë pasurinë e përshkruar më sipër në favor të Helidon Gjikoka.
Për veprimtarinë e mësipërme është bërë kallzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kundër Shtetasit Helidon Gjikoka, përfaqësuesve të ASHK Tiranë, IKMT Tiranë. Deri më tani janë zhvilluar hetime dhe për Helidon Gjikokën ku është kërkuar caktimi i masës Arrest në Burg pasi janë konstatuar element të veprave penale të kallzuara.
Sipas pretenduesve, gjyqtari Altin Femi Abdiu me detyrë funksionale Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese , kërkesë e rrëzuar në kundërshtim me ligjin dhe ka sjellë pasojë Arratisjen e shtetasit Helidon Gjikoka në drejtim të shtetit Anglez.
Më pas në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ankimuar vendimi i gjyqtarit Altin Femi Abdiu në Gjykatën e Apelit Tiranë e cila në datën shpalli datën 19.10.2020, ora 10:00 për gjykimin e masës të dhënë nga z.Abdiu.
Si përfundim po në datën 19.10.2020, ora 10:00, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi prishjen e vendimit të dhënë nga gjyqtari Altin Femi Abdiu dhe kthimin e vendimit për rigjykim , me arsyetimin se nga gjyqtari Abdiu ishte interperetuar Gabim ligji dhe se në këtë çështje kishte elementë të dukshëm të veprës penale.

  • image 48

Duke u ndodhur përpara faktit se në vendimin e datës 19.10.2020 gjyqtari Altin Femi Abdiu ishte detyruar nga Gjykata e Apelit për vendimmarrjen e tij, ai në datën 23.10.2020 ka marrë vendim për pranimin e kërkesës dhe ka vendosur caktimin e masës Arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka.
Edhe pse gjyqtari Altin Fehmi Abdiu , ka vendosur caktimin e masës Arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka, ajo masë nuk kishte më kuptim pasi shtetasi Helidon Gjikoka ishte i sigurt në shtetin Anglez.
Dyshimet mni gjyqtarin Altin Fehmi Abdiu ngrihet pasi menjëherë pas bërjes së kërkesës në gjykatë, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Helidon Gjikoka është larguar në drejtim të shtetit Anglez.
Një tjetër fakt është se vendimi i datës 23.10.2020 ku është marrë vendim për pranimin e kërkesës dhe ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka dhe është ankimuar nga shtetasi Helidon Gjikoka nga shteti Anglez ku ky i fundit ishte në Arrati.
Vendimi i datës 23.10.2020 ku është caktuar masa e arrestit burg , është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me arsyetimin se shtetasi Helidon Gjikoka, nuk mund të kërkojë zëvendësim mase nga arratia dhe se nga çështja mund të ketë nxjerrje të sekretit hetimor dhe në mënyrë korruptive shtetasi Helidon Gjikoka mund të ketë rënë në dijeni të fakteve të mësipërme.
Menjëherë shtetasi Ilir Koka është interesuar për të ndjekur çështjen pranë sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me këtë fakt.
Ilir Koka në kallëzimin e tij në SPAK pretendon se duke u ndodhur përpara rrethanave të mësipërme Gjyqtari Altin Abdiu ka kryer veprën penale i parashikuar nga Neni 319/ç i kodit penal Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë dhe Shpërdorim Detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Burimi: in-front.org/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.