Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha pasi kallëzoi këtë të mërkurë në SPAK kryetarin e Bashkisë së Vorës, zonë ku ai garon. Në një dalje për mediat, ai ftoi organet e drejtësisë që të hetojnë tenderin për pastrimin.
Mes të tjerash Hoxha i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të sekuestrojë dokumentet e bashkisë sa i takon këtij tenderi, ndërsa ftoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë pasurinë e tij dhe të kryebashkiakut aktual të Vorës.
“Vora ka qenë vatër e nxehtë elektorale. Unë inkurajoj qytetarët që të dalin të lirë, të mos bien pre e shantazhit dhe të shkojnë drejt kutive të votimit të lirë. I bëj thirrje SPAK dhe të çdo organi që të hetojë pasurinë time dhe të familjarëve të mi dhe të kryetarit të Bashkisë së Vorës. bëhet fjalë për tenderin e pastrimit që është në vlerën e 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistët. Kam kallëzuar kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera”, tha Hoxha.
