Pandemia e koronavirusit vijon të shënojë shifra të frikshme infektimi, teksa në të gjithë botën numri total ka kaluar atë të 18 milionëve.
Rastet e Covid-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.
Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me plot 4.764.522 raste që pasohet nga Brazili dhe India.
Edhe numri më i madh i vdekjeve gjithashtu është shënuar në SHBA, me 157.901 raste, ndërkohë që në Amerikën Latine u tejkalua numri 200 mijë. Në total vdekje në të gjithë botën janë 689 mijë.
