Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshmen të radio-televizionit publik shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të 3 anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave ka kaluar për gjykim.
Bëhet me dije se ata kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar, raporton BW. Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.
Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre punonjësit e televizionit kanë abuzuar “Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë”.
