Në ditët e sotme të gjithë të rinjtë duan që ta kenë një diplomë, pavarësisht aftësive të tyre.
Studiuesi Edmond Çata mendon se shumica e studentëve shqiptarë shkojnë në shkollë, thjesht sepse kanë moshën për të shkuar. Ai tregoi eksperiencën e tij personale me një student të masterit, i cili nga 15 javë frekuentoi mësimin vetëm 2 javët e fundit.
“E kam patur eksperiencë personale, studenti i masterit shkencor, nga 15 javë erdhi vetëm dy javët e fundit. Kur unë i bëra “moral” e di çfarë ndodhi? Ndodhi ajo e pamendueshmja. Studenti tha hapur që unë kam ardhur për të marrë diplomë”, tha
Edmond Çata.