Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është përplasur me kreu e Kuvendit Gramoz Ruçi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.
Teksa Ruçi kërkonte caktimin e relatorëve për kërkesën për zbatimin e listave të hapura, Hajdari kërkon fjalën
Hajdari: Mund të marrë fjalën se kam dy orë që pres
Ruçi: Nuk keni dy orë se 40 minuta ka që na nisur mbledhja
Hajdari: Kam kërkuar fjalën disa herë.
Ruçi: Vazhdoni mund të flisni.
Hajdari: Unë jam dakord me nismën e deputetëve dhe kam disa qëndrimet e mia.
Ruçi: Nuk mund të flasësh për këtë gjë, sot është për tjetër gjë mbledhja.
Hajdari: Jam anëtarë e Komisionit të Legjislacionit dhe dua të japë qëndrimet e mia.
Ruçi: Jo nuk mund të flasësh fare për këtë, do ketë mbledhje të tjera për këto qëndrime.
Hajdari: Po dëgjova zotin Murrizi…
Ruçi: Mbledhjen e drejtojë unë këtu, jo Murrizi.