Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Kam kaluar shumë, koronavirusi nuk më tremb”- Ky është 103 vjeçari që fitoi betejën me COVID-19

00:00 / July 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
103 vjeecari i mbijetuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një  103-vjeçar në Pakistan ka mposhtur Covid-19, duke u bërë kështu edhe një nga të mbijetuarit me moshë më të madhe në botë.

Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua  javën e kaluar nga urgjenca e një qendre mjekësore, pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.

“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”, tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed, për Reuters me telefon nga fshati i tij afër kufirit Pakistan-Kinë-Afganistan.

Ahmed tregoi se babai i kishte thënë atij se “kishte kaluar shumë në jetën e tij dhe se koronavirusi nuk e trembte atë”. Megjithatë, atij nuk i pëlqente të ishte i izoluar. Alim ka nëntë djem dhe vajza, nga tre martesat që ai ka pasur, tha djali 50-vjeçar i Ahmedit, duke shtuar se babai i tij ishte divorcuar nga gruaja e tij e katërt dhe tani është e martuar me të pestën.

Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters, doktor Sardar Nawaz, mjeku kryesor në Qendrën Shëndetësore Aga Khan.

Qendra e improvizuar u krijua në një konvikt vajzash vetëm disa javë përpara pranimit të Alim dhe është e vetmja zonë larg nga qendra, për të trajtuar pacientët me Covid-19.

Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të sëmundjes dhe 5,763 vdekje. Ndërsa numri i pacientëve ka rënë gjatë muajit të kaluar, zyrtarët e qeverisë kanë frikë se mund të ketë ringjallje gjatë festimeve të Myslimanëve për  Bajram, të cilat fillojnë në 1 gusht.

103 vjecari betejen fiton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.