Të gjithë janë sy e veshë tek banorët e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht ata kanë qëndruar më shumë se një javë me njëri tjetrin dhe janë familjarizuar. Por ky afrim i tyre ka shtyrë që shumë persona të flasin për jetën dhe të shkuarën e tyre, gjë që disa e kanë patur të vështirë pasi ajo çfarë kanë kaluar nuk ka qenë fare e lehtë.
Një prej tyre është Arjola Demiri e cila ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë i cili na ka lënë të gjithëve në shok. Ajo e nisi duke treguar historinë e divorcit të saj dhe se si burri e kishte tradhëtuar për 6 vite rresht, ndërkohë ka shtuar gjithashtu se ajo ka vuajtur nga depresioni.
‘’As nuk jam mjekuar, asgjë. Pata një 4-vjeçar të tmerrshëm. Të kthehesha në Tropojë ishte …u mbylla! Nuk ngrihesha dot nga shtrati.
Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.
Më tej ajo shkoi se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga jeta.
Konkurrentja tregoi se i shoqi ushtronte dhunë mbi të dhe se e kërcënonte duke i thënë se nuk e merrte njeri tjetër të vetme me tre fëmijë. Prej kësaj ajo ka kaluar në një krizë identiteti pasi e dontë burrin më shumë se veten.
Gjatë kësaj periudhe ajo zbuloi se kishte qenë shtatzënë me binjakë dhe kishte dashur të abortonte fëmijët dhe si rrjedhojë e ngjarjeve, vendosi ta bënte procedurën.
Arjola vijoi t’i shokoi të gjithë në momentin kur shprehu se gjatë shtatzënisë së saj të katërt ajo konsumonte alkool dhe cigare, madje kishte tentuar të vriste veten me mbidozë ilaçesh.