Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kamerat e bandave në rrugë, Lita: Në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit

10:04 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 103
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbarë Shqipërinë ka nisur operacioni “Hijet”, që ka të bëjë me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale. Për ekspertin e sigurisë, Lavdrim Lita, operacioni që ka nisur nga Shkodra, është pasi ky qytet i nënshtrohet procesit mafioz të kontrollit të territorit.

“Operacioni ka nisur nga Shkodra për shkak të një atentati që iu bë shefit të krimeve dhe pas informacioneve që banda rivale monitoronin njëri-tjetrin, por edhe bizneset që ishin në Shkodër, pasi në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit dhe bizneset japin gjoba për shkak se bandat furnizojnë me “security”. Nëse një biznes nuk jep para, aty mund të ketë djegie, atentate”, tha Lita në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN.

Sipas tij, serverat e këtyre kamerave janë jashtë Shqipërisë dhe kontrollohen nga Mali i Zi, Dubai, etj. “Kurse në qytete të tjera kemi të bëjmë me kamera që kanë dalë nga funksioni prej vitesh. Këtë punë mund ta bënte policia bashkiake, ose institucione të tjera. Në disa qytete ka pasur shtet paralel, banda që kontrollojnë sigurinë e qytetare”, tha ai.

Po ashtu Lita thotë se një mënyrë për të zbuluar kush i ka vendosur këto kamera, është duke parë kush paguan energjinë elektrike për t’i mbajtur ndezur 24 orë në ditë, për 365 ditë. “Në disa raste kamerat janë me rezolucion shumë të lartë, që blihen në Kinë apo Izrael, që në vendet e BE-së janë të paligjshme”, tha ai.

banda kamera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.