Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot.
Drejtuesi i një kamioni ka përplasur një 75-vjeçar, i cili ishte duke kaluar kryqëzimin e Talës.
Menjëherë ai është nisur drejt spitalin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.