Mema mund të ketë motivet dhe informacionet e duhura për të folur për një kampionat tavolinash, por…
– Trajneri i Tiranës duhet të bëjë kujdes me fjalët. Të gjithë e dinë që Mema është një njeri i shkëlqyer, por kur thotë “provincial” duhet të kuptojë minimalisht se një pjesë të lojtarëve të tij vijnë nga rrethet.
– Trajneri i Tiranës e di edhe vetë se skuadra e tij ka përgjegjësi për këtë situatë. Të humbësh një penallti që vlen një ose 3 pikë është problem i Tiranës. Kur humbet 5 penallti në sezon, është edhe problem i trajnerit.
– Mema është një nga trajnerët më të drejtë dhe të drejtpërdrejtë të Superiores, por duhet t’i bëjë të qartë klubit se duhet ta ngrejë zërin kur duhet dhe jo pasi është luajtur një ndeshje në një stadium që nuk përmbush asnjë kriter.