Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kampionati Botëror i Peshëngritjes, 18-vjeçarja Enkileda Carja fiton 2 medalje për Shqipërinë

20:11 / May 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkileda Carja i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Ismailia të Egjiptit, duke sjellë një tjetër rezultat pozitiv për sportin kuqezi.

Vetëm 18 vjeçe, ajo garoi në kategorinë 69 kg, ku arriti të sigurojë dy medalje, duke u ngjitur dy herë në podium dhe duke treguar nivel të lartë në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Nën drejtimin e trajneres Eglantina Kalemi, Carja konfirmon progresin e saj të vazhdueshëm, ndërsa paraqitja në Egjipt vjen si vazhdimësi e rezultateve të mira të arritura më herët. Ajo është vlerësuar së fundmi edhe si ‘Ylli në ngjitje’ i Europës, një tregues i qartë i potencialit që ajo mbart.

Gjatë garës, sportistja shqiptare u dallua për qetësinë dhe saktësinë në ngritje, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën botërore.

Medaljet iu dorëzuan nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një moment që u konsiderua krenari për delegacionin shqiptar.

Ky rezultat sipas Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, shihet si një tjetër sinjal pozitiv për peshëngritjen shqiptare, që vijon të nxjerrë talente konkurruese dhe të ndërtojë bazat për sukseset e ardhshme në skenën ndërkombëtare.

“Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme dhe vizionit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për zhvillimin e talenteve të reja, si dhe një sinjal i qartë se Shqipëria po ndërton kampionë për të ardhmen. Rruga vazhdon dhe Shqipëria vazhdon të ngrejë lart flamurin e saj në arenën ndërkombëtare” shkruan Federata.

boteror carja dy medalje kampionati peshengritjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.