Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në historinë e saj. Bardheblutë fituan ditën e djeshme ndaj Flamurtarit dhe morën asistin final sot nga Vllaznia, që mundi Kukësin minimalisht dhe i dha titullin kampion bardhebluve për herë të parë që nga viti 2009.
Gëzim i madh nga tifozët bardheblu, me “Tirona Fanatics”, që shkruan: “Tirona modhe 28 herë kampione. Kryeqyteti zbardhet bardheblu. Urime, urime ekipit kampion! Urime kryeqytetit!”.
Në postimin e tyre në “Facebook” kanë shënuar edhe sheshin “Nënë Tereza”, duke i bërë thirrje kështu indirekt të gjithë tifozëve të Tiranës të festojnë në shesh.