Vetëm pak ditë para startit të Kategorisë së Dytë, klubi i Kamzës është në hall të madh pasi nuk ka lojtarë për të përballuar sezonin. Skuadra që vit më parë militonte në Superiore por që u përjashtua nga elita dhe e futbollit shqiptar dhe u dënua me rrëzimin dy kategori më poshtë për shkak të dhunës që ushtruan zyrtarët e klubit ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në fund të ndeshjes ndaj Laçit, është në vështirësi serioze. Kamza u regjistrua me shumë vështirësin në Kategorinë e Dytë pasi rrezikonte edhe falimentimin dhe tashmë është në kërkim të lojtarëve. Ajo që po bën bujë dhe e bën shumë të rëndë situatën është një postim i klubit nga periferia e kryeqytetit në faqen zyrtare ku Kamza bën me dije se po vazhdojnë seleksionimet e lojtarëve si çdo ditë në stadiumit e Kamzës dhe ku ftohen të gjithë futbollistët e interesuar për t’iu bashkuar ekipit kamzali.
Postime te ngjashme
Add A Comment