Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis dhe municione, dy të rinj në pranga dhe kryeplaku i fshatit

09:03 / August 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fidan 770x400 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona mes të cilëve dhe kryeplakun e fshatit Voskop, si dhe ka shpallur në kërkim, pasi gjatë operacionit të koduar “Polena” u sekuestruan drogë e municione.

Sipas burimeve zyrtare janë sekuestruar fidanë kanabisi të mbjellë nga tre tre të rinj, ndërsa kryeplaku akuzohet për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.

https://www.facebook.com/watch/?v=607587529924762&extid=U4A7Gn1eVsHC9lnr

Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.

Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.