Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në dy operacione policore të realizuar në Lushnje dhe Mallakastër.
Sipas burimeve zyrtare rasti i parë është regjistruar në fshatin Dushk, ku në banesën e një 20-vjeçari është gjetur 340 gram lëndë narkotike.
Ndërkohë që në rastin e dytë, në Kutë të Mallakastrës policia ka gjetur të mbjella kanabis sativa, si dhe sekuestroi 1.3 kg në shtëpitë e dy personave.
NJOFTIMI I PLOTE
Lushnje-Mallakastër
Policia godet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
*Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia e Lushnjes ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Dushk.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M.Gj, në Dushk të Lushnjes, u gjetën dhe sekuestruan 340 gram lëndë narkotike Kanabis.
Në këto kushte u arrestua në flagrancë shtetasi:
•M.Gj, 20 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
*Gjithashtu, në vijim të punës së përditshme të kontrollit të territorit si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Kutë, Mallakastër, u gjetën të kultivuara disa bimë Kanabis.
Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar të kultivimit të tyre si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
•B.Z, 50 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
U shpallën në kërkim shtetasit:
•F.Z, 42 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
•F.Z, 39 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve B.Z dhe F.Z, u gjetën dhe sekuestruan 1.3 Kg lëndë narkotike Kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
