Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanadaja gati të presë 1 milion emigrantë, rritet numri i shqiptarëve që aplikojnë për vizë

21:41 / October 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanadaja rendite në një ndër vendet e para në botë, për cilësinë e jetës, nga shumë raporte ndërkombëtare.

Stabiliteti politik, siguria, stabiliteti ekonomik, apo kujdesi shëndetësorë në Kanada vlerësohen shumë pozitivisht në raportin e vitit 2019 dhe e rendisin këtë vend të parin në botë. Popullata e Kanadasë arriti në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës.

Në vitin 2018 qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021. Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin veçanërisht në provincat e saj.

Nuk janë të paktë qytetarët shqiptarë të cilët duan të shkojnë në Kanada për emigracion dhe jo vetëm, por të gjithë zgjedhin të marrin shërbime të ndryshme pranë qendrës së aplikimit për vizë kanadezë në Tiranë.

Qytetarët që kanë qoftë edhe një përvojë të vetme në qendrën e aplikimit për viza kanadeze, tregojnë se ndryshe nga ambasadat e tjera të huaja në vend, në këtë qendër trajtohen me shumë respekt, iu ofrohet një shërbim i standardeve shumë të larta, pavarësisht llojit të vizës për të cilën ata aplikojnë. Madje për disa shërbime, si regjistrimi i shenjave të gishtërinjve apo dorëzimi i pasaportës, aplikuesit nuk kanë nevojë të lenë takim paraprak.

Duket se gjithmonë e më shumë shqiptarët po i kthejnë sytë nga Kanadaja, për disa arsye.

Qendra e aplikimit për viza kanadeze në Tiranë, çdo ditë pret të interesuar për të udhëtuar drejt Kanadasë dhe shërben me cilësi e shpejtësi, duke e bërë të pandjeshme mungesën e ambasadës, e cila për shqiptarët operon në Romë. / BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.