Shteti i radhës që mendon të ndalojë kanalet ruse është Republika e Maqedonisë së Veriut. Në seancën që u zhvillua një ditë më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre.
Ndërkohë në këtë diskutim ajo që është nxjerrë në pah është fakti se Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim. Kuptohet gjithashtu se qytetarë të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë ankuar për transmetuesin publik serb – RTS, pasi “bën propagandë ruse”.
Kujtojmë që një vendim të tillë e mori dhe Kosova, e cila ndaloi transmetimin e kanaleve ruse në vend.
