Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kancelari gjerman i kërkon Albin Kurtit përparime të tjera në dialogun me Serbinë, Merz: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

14:19 / March 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përparime të tjera në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.

Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan se përpara Kurtit “qëndrojnë detyra sfiduese”.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.”, shkruan kancelari gjerman.

Ndër të tjera, Merz thotë se në këto detyra, Kosova e ka një partner të fortë dhe të besueshëm si Gjermania në krahun e saj,  duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.

Letra e urimit e Merz:

I nderuar zoti Kryeministër,

për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.

Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.

Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.

Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.

Me përshëndetje të përzemërta

Friedrich Merz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

Albin Kurti dialogun Gjerman kancelari serbine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.