Për të ndihmuar Ukraninën në luftën kundër Rusisë, aleatët e NATO-s do të vijojnë të furnizojnë vendin me armë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Madrid.
“Është mirë që vendet që janë mbledhur këtu, por edhe shumë të tjerë, japin kontributin e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke ofruar armët që Ukraina i duhen urgjentisht”,-tha Scholz për mediat teksa mbërriti për ditën e dytë të samitit të NATO-s.
Po ashtu ai tha se “Mesazhi është: Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe ta bëjmë këtë intensivisht, për aq kohë sa është e nevojshme për të mundësuar Ukrainën të mbrohet”.