Kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes. Ndonëse gjendja nuk duket fare e mirë, kancelari i cili e ka postuar foton në “X” ka bërë dhe pak humor me pamjen e tij, duke i ftuar dhe ndjekësit për meme. “Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.
Add A Comment
