Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kancelari Scholz: Të tejkalojmë konfliktet. Serbia dhe Kosova nuk po zbatojnë marrëveshjet mes tyre

12:30 / October 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697451372 sholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalën e mbajtur në takimin në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, tha se ky është një proces që do të shërbejë për të forcuat dhe përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai përmendi në fjalën e tij jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe agresionin nga Hamas në Izrael, që sipas tij tregoi edhe njëherë situatën e vështirë aktualisht. Ai nuk la pa përmendur as atë që po ndodh në veri të Kosovës, për të cilën kërkoi zbatimin e udhëzimeve të dhëna nga BE.

“Unë mbaj mend shumë mirë kur u takuam vjet në Berlin dhe ramë dakord që ky proces është më i miri për të përshpejtuar integrimin në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e qartë që fakti që ne jemi të ulur këtu të gjithë së bashku, e dimë që kemi një situatë shumë të vështirë, shumë pranë nesh me agresionin e HAMAS-it në Izrael.

Ka ardhur koha të tejkalojmë konflikte që kanë vijuar për shumë gjatë dhe që po ju mbajnë ju në vendnumëro. Zhvillimet në veri të Kosovës e tregojnë këtë. Ne duhet të zbatojmë udhëzimet e arritura nga BE.

Ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqendruar tek objektivi i Ballkanit Perëndimor, që është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne duhet të punojmë më tej në këtë drejtim ku jemi deri më tani. Ju mund të mbështeteni tek ne, te gjermania, te qeveria jonë, ky është procesi i Berlinit dhe të vijojmë në rrugën tonë për të bërë këtë realitet”.

Olaf Scholz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.