Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kancelarja gjermane tregon se nuk ka bërë ende vaksinën: Jam kundër vaksinimit të detyrueshëm

18:58 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angela merkel coronavirus 06072020121414868
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se nuk e ka marrë ende vaksinën e koronavirusit. Gjatë një interviste për një gazetë gjermane, kancelarja thekson: “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”.

Duke u ndaluar tek vaksina “Biontech”, kancelarja thekson se edhe kjo vaksinë është e pranuar dhe ajo do të jepet për të moshuarit dhe më pas për kategoritë që punojë dhe që nuk mund të ruajnë distancën sociale.

Ndonëse shumë krerë të qeverive janë vaksinuar për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:

“Unë nuk dua infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”

E pyetur nëse do të ketë vaksinim të detyrueshëm, kancelarja tha se ishte kundër kësaj ideje.

“Ne kemi premtuar se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm. Nuk mendoj se është e nevojshme duke pasur parasysh gatishmërinë e lartë për t’u vaksinuar. Ne mund dhe duhet të përdorim argumente për të reklamuar. Prodhuesit po punojnë gjithashtu për prodhimin e vaksinave për fëmijë dhe adoleshentë. Vaksinat testohen edhe për gratë shtatzëna. Kemi mjaft njerëz që duan të vaksinojnë për të arritur imunitetin e tufave”, shtoi ajo.

Angela Merkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.