Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanceri i lëkurës, dermatologia: Kush duhet të ketë kujdes dhe çfarë duhet të bëjmë

19:30 / July 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Amarda Cenko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dielli, një burim i domosdoshëm për jetën, por njëkohësisht edhe i rrezikshëm dhe shkaktar i një sëmundjeje kërcënuese për jetën, siç është melanoma apo kanceri i lëkurës.

Ndonëse diskutimet e kohëve të fundit rrotullohen rreth dëmeve të tij estetike si njollat e lëkurës, plakja e parakohshme, ndryshimi i elasticitetit të lëkurës etj. Dëmi i vërtetë qëndron në shfaqjen e një forme tejet agresive të kancerit, i cili është i pashërueshëm në të shumtën e rasteve.

Dermatologia Amarda Cenko, e ftuar në emisionin “Rudina” e trajtoi edhe më qartë këtë problematikë, shkaqet e saj dhe kujdesi që duhet patur ndaj burimit të jetës që mund të shndërrohet lehtazi në një armik.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ekzistojnë disa karcinoma të lëkurës pikërisht për shkak të ekspozimit pa kriter, pa mbrojtje për një periudhë të caktuar dhe të gjatë.

Rudina Magjistari: Çfarë është melanoma, një përmbledhje?

Amarda Cenko: Diskutimi për melanomën asnjëherë nuk do të jetë i mjaftueshëm sepse përbën një argument me rëndësi shumë të madhe për shëndetin publik. Është kanceri më malinj dhe më agresiv i lëkurës, është kanceri jetëkërcënues për individin që zhvillohet thjesht nga një zhvillim i pakoordinuar i qelizave melanocitike të lëkurës pas një transformimi gjenetik që kanë pësuar këto qeliza.

Rudina Magjistari: Një njeri që preket nga melanoma e ka të trashëguar, sa përqind mundësi ka që ta trashëgosh këtë sëmundje dhe nga ana tjetër, çfarë e shkakton melanomën në lëkurën tonë?

Amarda Cenko: Ekziston. Melanoma ka një bazë gjenetike, shpesh herë kur pacienti diagnostikohet me melanomë, mjeku thellohet edhe në strukturën gjenetike duke u bazuar në pyetjet informuese rreth familjarëve me histori të mëparshme të melanomës ose edhe të vetë individit për histori të formave të tjera të kancerit të lëkurës. 

Ekzistojnë faktorë ngacmues si ekspozimi ultraviolet në diell. Studimet dhe statistikat e ndryshme të bëra në 3 dekadat e fundit në nivel botëror kanë treguar një shtim të incidiencës së melanomës në popullatë, mbarëbotërore. Por ka një rënie në moshat e reja, ndërsa kjo nuk ndodh për moshat 50 vjeç e sipër. 

Kjo ka një shpjegim sepse ka një ndërgjegjësim më të madh, vetë popullata lexon, sheh, është e informuar lidhur me ekspozimin në diell.

Rudina Magjistari: Personat që kanë lindur me nishane, a janë më të rrezikuar për të zhvilluar melanomë?

Amarda Cenko: Predispozitën për të zhvilluar melanomë e ka kushdo, ne nuk mund të jemi selektivë. Normalisht, ekzistojnë disa kritere që ndihmojnë mjekun për të kontrolluar një pacient, por edhe vetë personin që të jetë më i kujdesshëm.

Në informacionet që i janë dhënë popullatës i mëshohet faktit se personat që kanë numër të lartë nishanesh, lëkurë të bardhë apo me nuancë të kuqe të flokëve, bjondët, sybojqiell apo syjeshil përbëjnë atë pjesë të popullatës më të riskuar për të zhvilluar melanomë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.