Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidat për Avokatin e Popullit, Saimir Vishaj: S’kam lidhje me partitë politike

19:41 / October 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir vishaj sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i njohur, Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit. Ai tregon se momentalisht po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit. Vishaj sqaron se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste. Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Akush mbi ligjin’.

”Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite në sistemin e drejtësisë, më ka bërë të njoh shumë miq nga të gjitha sferat sepse kam qenë nga ata që kam respektuar të drejtat dhe liritë dhe nuk kam parë asnjëherë kahun politik nga vijnë personat që kam mbrojtur.

Nisur dhe nga gjendja ime shëndetësore, që aktualisht jam shumë mirë, ka pasur një reagim pozitiv që më ka bërë tepër entuziast, të shohim deri në fund. Ngelem gjithmonë një kandidat serioz për të përfaqësuar denjësisht Avokatin e Popullit.

Mendoj që edhe kandidaturat që janë dhënë kanë atë CV-në e tyre, por kur vijnë nga fushat politike, Avokati i Popullit nuk është institucion politik. Në këtë pikë mendoj se kandidatët e tjerë janë djegur kandidatët për Avokat Populli sepse kanë pasur lidhje politike me subjektet majtas dhe djathtas. Tek unë gjithmonë në prononcimet e mija kam pasur vetëm ligjin.

Kjo është arma ime më e fortë për të shkruar në institucioni e Avokatit të Popullit, zbatimi i ligjit dhe me moton askush nuk është mbi ligjin, kjo është parimi i platformës time që do të shpalos në parlament. Unë sa përfundova të gjitha analizat në SHBA, më kanë dalë shumë mirë. Fitova betejën me kancerin dhe nuk kam arritur të kontaktoj asnjë person. Jam njoftuar vetëm për dorëzimin brenda afatit të dokumentacionit”, tha Vishaj.

Avokatin e Popullit Saimir Vishaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.