Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kandidat për Bashkinë e Tiranës, mjeku Alimehmeti liston pikat e tij më të forta përballë Veliajt

22:22 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidati për drejtimin e Tiranës në proçesin e Primareve, ka listuar pikat e tij të forta përballë kryebashkiakut aktual, Erion Veliajt. I ftuar në emisionin “Debat”, tha se sfidën e parë, atë të menaxhimit, e kaloi me sukses gjatë pandemisë së koronavirusit dhe ka dalë me sukses në shërbimin ndaj komunitetit, ndërsa tani kryeqytetit, sipas tij, i duhet një figurë të ndershme dhe pa konflikte interesi.

Ndër të tjera, Alimehmeti ka shtuar se ka një pikë tjetër të fortë ndaj kryebashkiakut Veliaj, pasi shtoi se ai vetë garon pa konflikt interesi dhe me ndershmëri.

“Veliaj ka garuar, është provuar, është testuar, është parë që ka çaluar, për të mos thënë që është rrëzuar fare. Prova ime ka qenë gjatë pandemisë. Besoj e keni shumë të qartë mungesën time të interesit, papërfshirjen time në babëzinë ekonomike që përfshiu botën, nuk përfshiu vetëm Shqipërinë, papërfshirja në diskutime të tjera që mund të çonin drejt konfliktit publik, edhe pse mund të mos ishin përfitime ekonomike dhe qëndrimi për t’i dhënë shërbimin qytetarit.

Pra, në mjekësinë komunitare shihet komuniteti si individ, nuk më ndryshon asgjë në këtë koncept sepse bëhet fjalë për të njëjtën gjë, për publikun, për komunitetin. Sot është në momentin që e kemi parë se çfarë ka ndodhur në 8 vite. E kemi parë shumë mirë efektin shkatërrues dhe është dëshpërues sepse na kanë ikur njerëzit. Pse po largohen njerëzit? Për shkak të situatave që janë krijuar këtu. Nuk ikën njeri se është i lumtur, por ikën sepse është i dëshpëruar,”- tha Alimehmeti.

alimehmeti Bashkia Tirane veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.