Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidat për kryebashkiak pa diplomë, të rinjtë: Qytetarët e Tiranës duan shpjegime nga Këlliçi

14:00 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1682422301 6287f0eacd824cfe86f49edf5251e543
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup të rinjsh, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë kërkuar sot sqarim një herë e mirë nga Belind Këlliçi, kandidat për kryebashkik të Tiranës.

Në një deklaratë para Institutit “Harry Fultz”, pas lajmeve se kandidati Belind Këlliçi, nuk ka një diplomë të shkollës së mesme, këshilltarët socialistë deklaruan se Këlliçi iu detyrohet qytetarëve të Tiranës që t’i përgjigjet pyetjes: A ka një diplomë të shkollës së mesme nga “Harry Fultz”?

“Ky është gjimnazi Harry Fultz, të cilin kandidati Këlliçi thotë se ka përfunduar. Mediat kanë nxjerrë një seri dokumentesh, ku tregohet se kandidati Këlliçi nuk e ka një diplome të kësaj shkolle. Këlliçi ka folur për këtë çështje, por s’ka adresuar asnjëherë thelbin e saj. Mediat nuk kanë ngritur pikëpyetje nëse Këlliçi ka qenë nxënës i mirë, apo i dobët, as nuk kanë ngritur shqetësim nëse u pranua në universitet për aftësi akademike apo aftësi tenisi? Pyetja që ne drejtojmë është fare e thjeshtë: A ka zoti Këlliçi një diplomë të shkollës së mesme nga Harry Fultz? Për djemtë dhe vajzat e qytetit, për të aplikuar për arsimin e lartë si kriter bazë kërkohet diploma e shkollës së mesme, atëherë pse për një kandidat për kryetar bashkie s’vlen e njëjta gjë? Qytetarët e Tiranës duan dhe kanë të drejtë të dinë, a ka zoti Këlliçi një diplomë gjimnazi apo jo?”, kanë thënë të rinjtë në deklaratën e tyre.

belind kellici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.