Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kandidat për SPAK, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndini Tavani

10:18 / October 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndini Tavani ne KPK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndini Tavani, prokuror i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u përball ditën e sotme, 11 tetor  me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi për prokurorin Tavani ka marrë me shumicë votash,raporton tirananews.al, pasi një nga anëtarët e trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi ka qenë kundër.

Në seancën dëgjimore të 7 tetorit, relatorja Bekteshi tha prokurori deklaron si pasuri një apartament të blerë në vitin 2015 në vlerën e 4.5 milionë lekëve dhe për të cilin ka paguar 3 milionë lekë me burim pagën e tij dhe të bashkëshortes si dhe të kursimet nga puna si avokat para se të fillonte karrierën si prokuror.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka hartuar dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ka ngritur dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.

Në fjalën e tij përpara Komisionit, prokurori Tavani deklaroi se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për vlerën 2.5 milionë lekë nga avokatia, duke përmendur edhe të ardhurat nga Shkolla e Magjistraturës si dhe punën si ndihmës-avokat në vitet 2003-2004.

“Me të ardhurat e fituara si asistent-avokat kam mbuluar shpenzimet për periudhën 2002-2006 dhe pjesa tjetër nga puna si avokat dhe nga Shkolla e Magjistraturës kanë shërbyer për të krijuar gjendjen cash të deklaruar në vitin 2006, para fillimit të detyrës. Ju ftoj të ndryshoni rezultatin, pasi mua më rezulton 2.5 milionë lekë,” tha Tavani.

Ai kundërshtoi gjithashtu të kishte kontribuar në shtëpinë e prindërve, ku ka deklaruar si pjesë takuese 1/3 e pronës dhe shtoi se nuk kishte pasur asnjë pasuri para fillimit të detyrës si prokuror.

Subjekti kundërshtoi gjithashtu që prindërit e tij të konsideroheshin si persona të lidhur, ndërsa shtoi se ata kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për pasuritë e tyre.

“Kërkoj qasje pozitive të Komisionit duke paraqitur saktë të ardhurat nga avokatia dhe nga puna. Ftoj Komisionin të marrë në konsideratë deklaratën time veting,” pohoi në seancë Tavani.

kpk ndini tavani spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.