Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e zgjedhur si kandidate në listën e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, u shpreh sot besimplotë se në përgjegjësinë e re do të jemi një ekip i cili do të gjendet pranë çdo familjeje pogradecare për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një vend më të mirë për fëmijët tanë”
Mesazhi i Gjylametit:
Sot nisim një rrugëtim të ri! 😊
Shumë e lumtur që pas dy mandatesh, si përfaqësuese e kryeqytetit më është besuar të jem pjesë e ekipit fitues të qarkut Korçë e mbi të gjitha të përfaqësoj qytetin tim të origjinës, Pogradecin.
Mikpritës të rrallë, gjithmonë krah zhvillimit, përcjellës të vlerave më të mira të shoqërisë dhe familjes, kontribues të artit e kulturës, mbështetës të vizionit të Partisë Socialiste si e vetmja forcë progresiste që sjell zhvillimin e shoqërisë dhe vendit.
Falënderoj ekipin e Njësisë nr. 14 dhe Kasharit për punën e palodhur dhe energjinë e pashterueshme për të dhënë maksimumin e fitores si dy zona me potencial për Partinë Socialiste. 🙏
Besimplotë se në përgjegjësinë e re do të jemi një ekip i cili do të gjendet pranë çdo familjeje pogradecare për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një vend më të mirë për fëmijët tanë.
