Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kandidatë të pavarur, PD e Vlorës del kundër Berishës

21:10 / October 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759603170 Capture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha tha se PD do të mbështeste kandidatët e pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale, por PD e Vlorës i ka dalë kundër lidershipit të PD. Ata bëjnë me dije se kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë Vlorë, do ta zgjedhin forumet e kësaj partie dhe emri do t’i delegohet kryesisë. PD e Vlorës thotë se deri më datë 9 nëntor, do të përfundojë përzgjedhja e kandidatit për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Vlorë.

Deklarata e plotë e PD-Vlorë:

Dje, datë 3 Tetor pranë Degës së Partia Demokratike Vlorë, u zhvillua mbledhja e radhës e kryesisë së degës, me fokus çështjet organizative në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie në Bashkinë Vlorë, të cilat do të mbahen më 9 Nëntor 2025.

Pika kryesore e mbledhjes kishte të bënte me diskutimin dhe propozimin e emrave potencialë për kandidatin e Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie. Kryesia propozoi disa kandidatë të mundshëm dhe vendosi nisjen e një procesi të gjerë konsultimi me të gjitha forumet e PD Vlorë, Kryesinë e Forumit Rinor, Lidhjes Demokrate te Gruas, si dhe me aktivin në nivel rajonesh dhe grupseksionesh.

Ky proces konsultimi është në fazën përmbyllëse dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke i hapur rrugë publikimit të listës zyrtare të emrave të propozuar nga strukturat. Më pas, lista do t’i paraqitet Kryesisë së Partisë Demokratike në qendër, për miratimin përfundimtar të kandidatit zyrtar që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e 9 Nëntorit.

Ky proces synon të përfundojë brenda datës 9 Tetor, për të vijuar më pas me organizimin e fushatës dhe takimet me qytetarët vlonjatë.

Gjithashtu, ditën e sotme është mbledhur Kryesia e PDSh-së, ku priten të miratohen modalitetet e mbarëvajtjes së të gjithë procesit.

Partia Demokratike Vlorë garanton çdo qytetar se kandidati që do të propozohet do të jetë një qytetar vlonjat me integritet të lartë, profesionalizëm dhe i përkushtuar për të shërbyer me ndershmëri. Ai nuk do të jetë një marionetë e oligarkëve dhe nuk do të shërbejë për të firmosur “monumentet” e radhës të korrupsionit të sektit Rama në Vlorë.

Partia Demokratike mbetet e vendosur për t’i dhënë Vlorës një drejtim të ri, të ndershëm dhe në shërbim të qytetarëve.

Berisha PD Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.