Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidatët, Hajdari: Alimehmeti një risi, Këlliçi ka fuqi të madhe. Bogdani është figurë e spikatur

13:02 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri më tani, në garën e primareve të PD-së për Bashkinë e Tiranës, kandidatë janë katër figura. Ish-deputetja Rudina Hajdari, komenton tre prej tyre. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Hajdari për Belind Këlliçin tha se ka anë pozitive dhe se ka fituar shumë beteja politike, ndërsa për ish-deputetin Gerti Bogdanin theksoi se është një figurë e spikatur dhe me ambicie.

“Belind Këlliçi është një djalë i jashtëzakonshëm me fuqi shumë të madhe përsa i përket energjisë që ka. Ka një eksperiencë politike, ka pasur beteja që ka fituar dhe mendoj se ka shumë anë pozitive që i duhen bashkisë së Tiranës. Jam e lumtur që është future në këtë garë. Gert Bogdani një figurë e spikatur në PD, me një background të jashtëzakonshëm. Ka pasur beteja të forta brenda PD-së por dhe si figurë është i njohur. Ai ka treguar se ka ambicie”.

Mjekun Ilir Alimehmeti, Hajdari e vlerëson si një risi të jashtëzakonshme në PD. “Doktorin Alimehmeti e njoh pak, por gjithsesi për aq sa e kam parë dhe duke lexuar historinë familjare të tij dhe protagonizmin që ka pasur, e bëjnë një kandidat shumë të fortë. Mendoj se figura e tij sjell një risi të jashtëzakonshme në PD. Është një vlerë e shtuar”.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.