Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidatët për ambasadorë në Kosovë, Hungari dhe Serbi tregojnë objektivat përballë deputetëve

13:43 / July 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
202307171237371878kryesore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë në Komisionin për Politikën e Jashtme, u zhvillua dëgjesa me kandidatët për kryetar të Misioneve Diplomatike. Petrit Malaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit vizionin dhe qëllimet e tij në lidhje me detyrën për të cilën kandidon. Malaj tha se ndjen peshën e përgjegjësisë më të madhe përballë kësaj sfide ndërsa nënvizoi se kjo sfidë do të përmbushet me nder.

“Do të jem përfaqësues i të gjithëve pa asnjë dallim. Marrëdhënien vëllazërore Shqipëri-Kosovë do ta çoj në një nivel tjetër. Do të punoj që bashkëpunimi në nivel ekspertësh të jetë në vazhdimësi për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për çështje me interes të përbashkët. Bashkëpunimi me Kosovën është jetik. Procesi i Berlinit ofroi një mundësi të mirë që Kosova të jetë e barabartë. Do të jem katalizator i zhvillimit të mëtejshëm për bashkëpunim në arsim, art e kulturë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit përfshin projekte të përbashkëta kërkimore. Tre çështje të rëndësishme janë bashkëpunimi për nismat rajonale, integrimi dhe bashkëpunimi në NATO. Rëndësi ka bashkëpunimi ekonomik-tregtar, marrëdhëniet janë në rritje. Ndër qëllimet e mia do jetë promovimi i marrëdhënieve”, u shpreh Malaj.

Komisioni për Politikën e Jashtme vijoi seancën dëgjimore me Qirjako Qirko, kandidat për ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë. Qirko gjatë fjalës së tij nënvizoi se, Hungaria ka bërë pjesë në atë grup shtetesh që ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar integrimin e vendit tonë dhe se do bëjë të gjitha përpjekjet për të përfituar nga përvoja hungareze lidhur me integrimin europian.

“Bashkëpunimi ndër-parlamentar ka një rëndësi të veçantë. Krijimi i grupeve të miqësisë është me shumë vlerë. Shkëmbimi i vizitave dhe kontakteve të drejtpërdrejta të komisioneve parlamentare të të dy vendeve. Diplomacia efektive duhet të jetë në shërbim edhe të ekonomisë. Në tregun shqiptar operojnë 54 kompani hungareze. Prania e disa kompanive hungareze përbën garanci edhe për kompanitë e tjera. Fusha e turizmit është një tjetër drejtim ku unë do të fokusohem. Prezantimi i ofertës turistike shqiptare dhe investimet në turizëm do të jenë ndër angazhimet e mia prioritare. Synimi im do të jetë edhe bashkëpunimi në arsim për qendra kërkimore”, deklaroi Qirko.

Dëgjesa e fundit në Komisionin e Politikës së Jashtme u zhvillua me Bardhyl Canaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Serbisë. Canaj nënvizoi se do angazhohet të kontribuojë në përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në veçanti për shmangien e problematikave.

petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.