Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidatët shqiptarë për në PE, Bushati : Shqiptarët janë evropianë në frymë dhe në veprim

13:02 / May 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shpreh mbështetjen për kandidatët shqiptarë për eurodeputetë.

Këto zgjedhje, sipas ish- ministrit Bushati janë një mundësi e jashtëzakonshme për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi për të mbështetur kandidatët shqiptarë si përfaqësues të ardhshëm në PE. “Si shqiptarë të nderuar ata gjithashtu janë edhe promotoret më te mirë të Shqipërisë Europiane si dhe dëshmi e gjallë e faktit se shqiptarë janë europianë në frymë e veprim”, shkruan ai.

Ish ministri shprehet besimplotë se shqiptarët në Itali dhe Greqi do të ushtrojnë të drejtën e tyre “në funksion të përfaqësimit sa më të mirë me burra dhe gra të suksesshme që vijnë nga radhët e tyre”.

Duke i quajtur secilin prej tyre histori suksesi Bushati kujton fjalët e Faik Konicës: Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”.

STATUSI I PLOTE I DITMIR BUSHATIT


Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për bashkëkombasit tanë në Itali dhe Greqi për të mbështetur kandidatët shqiptarë si përfaqësues të ardhshëm në Parlamentin Europian.

Mbi 200 mijë shqiptarë në Greqi gëzojnë të drejtën për të votuar. Komuniteti shqiptar ka shansin historik që nesër të mbështes Eda Gemin që kandidon me partinë Lëvizjen për Ndryshim (ish-PASOK); Ermela Janan që kandidon me partinë Potami; dhe rreth 30 kandidatët shqiptarë që janë përfshirë në garën vendore e rajonale në Greqi.

Mbi 150 mijë shqiptarë në Itali gëzojnë të drejtën për të votuar. Gerarta Ballo është e vetmja shqiptare kandidate për në Parlamentin Europian. Ajo është kandidate e Partisë Demokratike në Jugun e Italisë. Ndërkohë rreth 160 kandidatë shqiptarë, që rrokin të gjithë spektrin politik italian, janë përfshirë në garën administrative në Itali.

Nuk besoj se sot ka ndonjë familje shqiptare që nuk ka një të afërm që jeton, punon apo studion jashtë shtetit. Ndaj jam besimplotë se nesër në Itali dhe Greqi shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në funksion të përfaqësimit sa më të mirë me burra dhe gra të suksesshme që vijnë nga radhët e tyre. Si shqiptarë të nderuar ata gjithashtu janë edhe promotoret më te mirë të Shqipërisë Europiane si dhe dëshmi e gjallë e faktit se shqiptarë janë europianë në frymë e veprim. Secili prej tyre përbën histori suksesi në Itali dhe Greqi duke mos harruar për asnjë çast fjalët e Faik Konicës: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”.

Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.