Kandidat i Partisë Demokratike zyrtare për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko deklaroi mbrëmjen e djeshme se qëllimi i Sali Berishës nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës. Për të qëllimi është që të eleminojë Partinë Demokratike dhe të dalë forcë e dytë, në një kohë kur e ka të pamundur për të rimarrë partinë.
“S’e kemi brenda vetes garës, se tashmë PD është e ndarë, Berisha po kërkon një identitet të ri politik, në emër, por edhe filozofi. As vulën, as partinë dhe as grupin e PD, nuk e merr dot sepse është i ndaluar, është i refuzuar, duket si një fantazmë që vjen nga e shkuara në një gjeneratë tjetër.
Përveç dëmit që i bëri PD-së, Berisha nuk mundet ta rifitojë kohën që të fitojë marrjen e PD dhe të marrë pushtetin pastaj. Berisha e di mirë që nuk e merr kurë pushtetin në kushtet ku ndodhet dhe e din që nuk bëhet më alternativ qeverisëse. Berisha luan për të qenë i dyti dhe kërkon të na eleminojë ne”, tha Bejko.