Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidati Belind Këlliçi: Teatri Kombëtar do të rindërtohet aty ku ishte, siç ishte

11:55 / May 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi siguroi sot se Teatri Kombëtar do të rindërtohet në të njëjtin vend ku ishte dhe ashtu siç ishte. Gjatë një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Këlliçi akuzoi Erion Veliajn si shkatërruesin e Teatrit Kombëtar.

“Me 17 maj, në atë natë të tmerrshme kur është shembur Teatri Kombëtar në mënyrë të pabesë nga kryetari i bashkisë, kam provuar për herë të parë shijen e prangave. Për hir të së vërtetës nuk kam qenë vetëm unë, por kanë qenë me dhjetëra qytetarët, artistët që janë arrestuar, janë goditur atë natë, a thua se po goditeshin banda kriminale”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte. “Unë jam pro zhvillimit dhe kam qenë “pro” gjithmonë, që të ndërtohet një teatër i ri në Tiranë, por pa prishur teatrin që ne kishim, që ngrihej krenar, këtu prapa shpatullave tona. Sot që ne flasim, kemi parë në muajin dhjetor një ceremoni që ka kushtuar me dhjetëra mijëra euro, për inaugurimin e punimeve dhe ku sot që ne flasim kemi vetëm një gropë financiare, por mbi të gjitha shpirtërore, për të gjithë kryeqytetasit. Dua të zotohem para jush, që Teatri Kombëtar, me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të rindërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”, tha Këlliçi.

Një tjetër angazhim i dhënë para artistëve dhe qytetarëve të Tiranës ishte rikthimi i zonës historike të Tiranës. “Pa diskutim do të rikthejmë zonën e mbrojtur historike të qendrës së Tiranës, ashtu siç ishte deri para vitit 2018. Kjo ka një rëndësi jetike për të gjithë qytetin sepse kemi parë shpesh herë që godina, monumente historike të qytetit, plot 37 prej tyre, janë hequr nga lista e mbrojtjes dhe 17 prej tyre, sot që ne flasim, janë rrafshuar, janë shembur për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave të betonit. E gjitha kjo në emër të zhvillimit”, u shpreh Këlliçi.

Ai akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka përgatitur planin edhe për shembjen e Teatrit të Kukullave. Po ashtu, ai premtoi edhe ngritjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Tiranë.

“Për të rikthyer normalitetin në kryeqytet dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, sot në këtë shesh, unë dua të japë edhe një zotim të tretë timin, që pas 14 majit do të ngre Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një strukturë të posaçme dhe permanente të bashkisë Tiranë. Me kompetenca të qarta dhe të plota, përcaktuese për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe të identitetit të qytetit të Tiranës”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.