Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi prezantoi një nga idetë, ku bashkia do të krijojë 9 kompani me kapital të përbashkët për të krijuar shumë vende të reja pune.
“Përmes të drejtës kushtetuese të Peticionit, 1% e banorëve mund ta detyrojnë Këshillin Bashkiak të mblidhet dhe të diskutojë çdo çështje me interes publik; 5% e banorëve mund të kalojnë në votim të Këshillit Bashkiak çdo Propozim të tyre dhe 25% e banorëve mund të rrëzojnë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe ta kthejnë atë për rivotim”.
Po ashtu Boçi lajmëroi një firmosje të afërt për një projekt tjetër madhor në Elbasan dhe vuri në pah se është i gatshëm të punojë ngushtë me një bërthamë shumë profesionale ekspertësh që janë sot brenda bashkisë së Elbasanit. Ai po ashtu shtoi se synon të përfshijë shumë të tjerë të lënë në harresë nga politika si dhe me emra të shquar të diasporës që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme.
Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi shfaqi edhe imazhe nga zgjidhja për kryqëzimin e Cërrikut, Parkun e ri Olimpik, Muzeun e Gjallë të Zejeve, etj projekte për të cilët Luçiano Boçi ka identifikuar tashmë zgjidhjet e nevojshme për realizimin e tyre pa vonesë.