Premtim Kryemadhi, kandidati i “Shtëpisë së lirisë”, ka reaguar pak minuta pasi kryesia e PD-së miratoi kandidatin e saj për bashkinë e Dibrës.
Në një postim të tij ai shprehet se kandidati Luan Haka është produkt i pseudo kryesisë dhe antarëve të emëruar.
Postimi i kryemadhit:
“Ndjehem shumë i vlerësuar që jam pjesë e garës për bashkinë e Dibrës i dalë nga vota e demokratëve në primare dhe jo produkt i pseudo kryesisë me antarë te emëruar e tashmë të shkarkuar nga Kuvendi i PDSH-së”.