Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidati i Bindjes Demokratike në Dibër nis me vrull fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit

22:03 / May 14, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
60537449 1305418059611471 8351232296942043136 o 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkëlzen Qoka, kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Dibrës e ka nisur fushatën elektorale vetëm një ditë pasi është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Komisionin Zonal të Administrit Zgjedhor nr.19 Peshkopi. Ish drejtuesi i degës lokale të PD-së në Dibrës nëpërmjet fb ka shpalosur programin për bashkëqytetarët e tij, duke premtuar punë, investime, pastërti, shërbime cilësore, administratë profesionale, etj.

Postimi i plotë i kandidatit të BD:

Bashkëqytetarë të Dibrës!
Dëshiroj t’ju përshëndes si një bashkëvuajtës i halleve dhe problemeve të qytetit dhe mbarë Dibrës , i lidhur ngushtë me njerezit dhe gjithë shqetësimet e Dibrës nga Maqëllara në Kala të Dodës, Lura dhe deri ne Selishte..
Unë jam këtu në Dibër, aktiv në çdo dite të jetës, duke prekur e njohur të gjitha zhvillimet politike , sociale dhe shoqërore. Zhvillimet e mbrapshta politike, devijimi dhe deformimi i çdo elementi ligjor e demokratik , me qëllim kapjen dhe shpërdorimin e pozicioneve publike, me kanë motivuar që të jem pjesë e Bindjes Demokratike si një fryme e re për Dibrën dhe Shqipërine.
Kam nderin dhe vlersoj shumë përzgjedhjen time si kandidat për Bashkinë e Dibrës nga Bindja Demokratike.
Të nderuar qytetar të Dibrës,
Unë me gjithë angazhimin dhe njohuritë e mia, dinjitetin dhe integritetin tim, kërkoj që me gjithësecilin nga ju, qytetar të thjeshtë, punëtor e të ndershëm që çdo ditë keni vuajtur e vuani keqqeverisjen dhe braktisjen e pushtetit lokal dhe mbare politikes së mbrabshte në këto 28-të vite, të bashkohemi dhe të japim një shembull politikes këtu dhe në mbar Shqipërinë, se pushteti është i qytetareve dhe për qytetarët.
Unë ju siguroj se kandidimi im është përtej çdo politike të bërë deri më sot. Kërkoj mbeshtetjen tuaj për të ndryshuar shumë gjëra që vërtet ndryshohen dhe nuk janë ndryshuar deri më tani vetem e vetëm për të ruajtur të kapur shoqerinë tonë nga njerëz të dy partive të mëdha. Unë kërkoj koalicionin me ju qytetar të ndershëm pasi besoj fort se vetëm kështu do vije ndryshimi.
Ne do të ndajmë bashkë gjithçka gjatë fushatës, për ato që nesër së bashku do ndryshojmë. Janë shumë por, të nderuar qytetar po ndaj vetëm maerdhenien me njerzit:
– Të krijojmë kënaqësin socilale në shoqerine tonë, duke besuar dhe komunikuar në çdo nivel të shoqerisë dhe duke ndarë shqetësimet dhe adresuar zgjidhjet së bashku.
– Të forcojmë besimin në institucionin e Bashkisë, duke rritur vlersimin dhe kontrollin mbi integritetin e personave qe do te mbajnë pozicione publike.
– Të vlersojmë detyrat e gjithësecilit që mbart një vend punë në mënyrë që të kemi nje administrat efektive, në punë dhe jo kafenesh. 
– Te vlersojë njerezit duke u ofruar pjesëmarrje në vendimarrje dhe demokraci në çdo procedur, si ligjore dhe shoqërore.
– Të shrytezojmë çdo burim njerzor që zotëron njohuri për të rritur të ardhurat për bashkin Dibër nëpërmjet të gjithë instrumentave kombëtare dhe ndërkombetare.
– Të vlersojmë në çdo shtresë të shoqerisë atë çfarë mund te marrim nga ato, por shumë e rendësishme ajo çfare do japim për grupet në nevoje.
Këtë edhe shumë të tjera, që do ndajmë bashkë në të gjithë angazhimin tim për të bashkuar qytetarët rreth frymës tonë, do të bejmë që pas mbeshtetjes tuaj së bashku të kemi
Një Dibër në harmoni sociale 
Një Dibër me mirqënie më të mirë.
Një Dibër më të pastër
Një Dibër me sherbime më cilësore
Një Dibër me më shumë vende pune të ndarë në të gjithë grupet shoqerore dhe jo vetëm në administrat.
Një Dibër me një infrastruckture më të mirë.
Një Dibër me pemtari, bujqesi e blektori të organizuar mirë duke siguruar një zhillim të qëndrueshëm.
Një Dibër ku Dibrani-Dibranin e shikon në sy dhe e dinë se cila është e nesrmja e tyre.
Unë ndjej një vlersim se jam sot kandidat për Kryetar Bashkisë Dibër, por njëkohësish ndjej një përgjegjësi shumë të madhe për përfaqesimin e një fryme ndryshe në këtë moment të rëndësishëm për Dibrën. Vullneti , dëshira dhe Angazhimi im , do të jenë në majat më të larta të përfaqesimit të kësaj fryme. 
Çdo punë që bëj zgjedh anën e drejt, çdo zhidhje qe jap mbaj anën e drejt, ju kërkoj mbështetjen tuaj të bëjmë diçka ndryshe për Dibrën.
Mbështetja juaj është dhe do të jetë forca ime për të ndryshuar të nesërmen tonë!
Me respekt Shkelzen Qoka

Diber Fushate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.