Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit duket se nuk i ka mirë punët me matematikën
Bëhet fjalë për Luan Hotin, i cili jo më larg se një javë më parë bëri një lëmsh të vërtetë fjalësh në lidhje me “bashkëshorti i gruas, babai i fëmijëve të mi”, kur po fliste thjesht për veten e tij. Kësaj here, Hoti ka folur për sezonin turistik në Durrës dhe ka thënë se gjatë verës qyteti vizitohet nga 400 deri në 500 turistë.
“Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i vinë 400-500 turistë”,-tha Luan Hoti.
