Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidati i PS-së për Vlorë takime me banorët e fshatit Panaja: Do të punojmë të kemi turizëm 12 mujor

11:43 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 113
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS-së për bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë. Në takim ai theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.

“Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat”,-tha Dredha. “Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas edhe me ndihmën e bashkisë edhe në bashkëpunim me të gjithë operatorët turistike dhe hoteleritë në Vlorë, me qëllim të krijojnë një harmoni të përbashkët. Duke krijuar një kënd të caktuar në të gjithë hapësirat e operatorëve, që është i dedikuar vetëm me prodhimet që rrethojnë gjithë Vlorën ne mund të arrijmë të promovojnë produktin vendas”,-vijoi ai.

Kandidati i PS-së për Vlorën vendosi gjithashtu në vëmendje se turizmi dhe ekonomia është e lidhur ngushtë dhe me infrastrukturën, duke përmendur investimet që qeveria Shqiptare ka bërë për Bashkinë e Vlorës.

“Kulinaria është shumë e rëndësishme dhe është e lidhur ngushtë me të gjithë prodhimet që ka fshati. Prandaj ne do të krijojmë kushte komode, sidomos në infrastrukturën e brendshme që është shumë e rëndësishme. Kemi parë pafund nga viti 1991 deri më sot. Shumë qeveri vijnë e ikin, premtojnë, por realisht në dhjetëvjeçarin e fundit me qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është bërë një investim gjigand dhe është projektuar një vizion i qartë për Vlorën dhe jam i sigurt që edhe me ndihmën tuaj, edhe me ndihmën e bashkisë do të ecim përpara”,-tha Dredha.

Ermal Dredha PS Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.