Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kandidati Këlliçi: Ju premtoj ujë të pijshëm 17 orë në ditë, jo 24. Autobusi falas pa pagesë

10:50 / May 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici 1075x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi u ka premtuar qytetarëve ujë të pijshëm 17 orë në ditë. Në takimin që pati me qytetarë në Njësinë Nr.9, Këlliçi tha se ka një arsye pse nuk premton ujë 24 orë. Sipas tij, kjo ndodh sepse nuk ka objektiv të gënjejë qytetarët dhe të thotë se do t’u ofrojë ujë të pijshëm 24 orë pasi fillimisht do duhen investime në rrjetin aktual të ujërave të bardha.

“Ka një problematikë me ujin e pijshëm. Sigurisht, kanë ujë sepse kanë depozitat mbi pallate. Ujë vjen 3-4 orë në ditë, kur ndërkohë propagandohet nga ana e Bashkisë Tiranë që është minimalisht 17 deri në 24 orë në ditë. Qytetarët ankohen se paguajnë tre herë ujin e pijshëm; ujin që vjen në rubinet, ujin që blejnë për të gatuar, ujin që blejnë për të pirë dhe energjinë elektrike. Do të investohet në rrjetin aktual që është tejet i amortizuar. Do të investohet në rrjetin aktual të ujërave të bardha për të arritur realisht qyteti i Tiranës 14 deri në 17 orë në ditë, dhe uji të jetë i konsumueshëm. Pra ky është objektivi im, nuk është objektivi im të gënjej qytetarët”-tha Këlliçi.

Një tjetër problematikë ku Këlliçi u ndal janë edhe shkollat. Sipas tij, nuk është i nevojshëm një investim prej 700 mijë euro për fasadën e një gjimnazi në Tiranë, kur ndërkohë këto para mund të shërbejnë për ndërtimin e disa shkollave të tjera në periferi të vendit.

“Është shumë e vërtetë, e kam thënë dhe e rithem këtë, shkolla “Sami Frashëri” është një shkollë shumë e nderuar në Tiranë. është një gjimnaz i shkëlqyer, por nuk ka pse të bëhet 700 mijë euro fasada e një shkolle, kur ndërkohë, po ju marr rastin e fundit, në Yrshek dhe në Katund të Ri nuk ka shkollë. Në Vishnje nuk ka shkollë. E ndërkohë, me ato para që është bërë vetëm fasada e një shkolle në Tiranë, sepse nxënësit e një shkolle nuk kanë nevojë për fasada, nxënësit kanë nevojë për klasa të mira, për ambiente të mira, të sigurta me ngrohje në dimër, sigurisht me aq para mund të ishte bërë një shkollë tjetër. Pra nuk ka të bëjë me gjimnazin por ka të bëjë me vjedhjen e fondeve nga ana e bashkisë Tiranë”-tha Këlliçi.

Nuk la pa përmendur edhe 1 prej premtimeve kryesore që e ka pasur si “kalë beteje” në fushatën e tij elektorale përballë kandidatit socialist Erion Veliaj. “Autobusin falas e dini ju. Autobusin falas, pa pagesë”, u shpreh Belind Këlliçi. Gjatë takimeve me bizneset, kryesisht sipërmarrës të biznesit të vogël në këtë zonë, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për uljen e taksave dhe tarifave vendore, të cilat thekson do të lehtësojnë barrën fiskale që bizneset i paguajnë aktualisht bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.