Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kandidati për deputet, Gert Metani: I vetëm

16:22 / March 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
481300033 9430629193672718 7868544122688205357 n e1742311266934
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Gert Metani, kandidat i PSD për deputet në qarkun Tiranë

Pa dyshim, ndihem i vetëm kur shoh kandidatë të mbështetur financiarisht dhe emocionalisht nga grupe kriminale ata që lëvizin kokainën, bëjnë skema mashtrimi me forex, merren me gjobëvënie dhe “zgjidhje hallesh” dhe, në të njëjtën kohë, kërkojnë të kenë deputetin e tyre në parlament.

Ndihem i vetëm kur shoh ende njerëz që shtrojnë iftare për të blerë vota dhe akoma më vetëm kur vërej se ka iftarngrënës që i votojnë për këtë arsye. Ka raste kur ndihem i vetëm edhe pas bisedave me gjakun tim, me fisin tim. Më thonë se krenohen me formimin tim, por votën do ta japin te ai që i mban në punë te ujësjellësi, burgu, bashkia apo ndonjë institucion tjetër, sepse “luhet buka e kalamajve”.

Ndihem i vetëm kur shoh partinë në pushtet që zbret te çdo individ përmes OS-ve (organizatave socialiste) dhe patronazhistëve, duke shpërndarë grante, legalizime, banesa për tërmetin, licenca dhe bonuse propagandistike, gjëra që gjatë mandatit as i plasi t’ua ofronte.

S’ka dyshim që ndihem i vetëm kur shoh gjendjen e sigurisë në vend përgjimet Sky ECC, vendimet e gjykatave, emisionet investigative, fondet e OJF-ve për projekte të dyshimta të sigurisë, organizimin e Policisë së Shtetit. Kur shoh sesi lirohet një armëmbajtës pa leje, sesi favorizohet një familje mafioze sepse është e pushtetit, sesi përgjohet dhe pritet në besë “hasmi” i mikut, sesi bëhen marrëveshje alla Cosa Nostra për të eliminuar njërin dhe falur tjetrin. Në këtë anarki, jeta e shqiptarit të ndershëm shumëzohet me zero.

Ndihem i vetëm kur shoh arsimin e vendit tim të diplomojë mina me sahat, njerëz që as kanë nxënë dije e as kanë dëshirë të veprojnë mbi bazën e etikës së dijes kur shoh pedagogë, dekanë e rektorë hajdutë e plagjiaturistë që drejtojnë universitetet.

Kur shoh se çdo vit prodhohen 1,500 juristë, jo sepse i duhen tregut të punës, sepse universitetet ndjekin logjikën e fitimit të fondeve. Dhe pastaj, i riu i sapodiplomuar, i keqpaguar dhe i papërgatitur, e gjen veten në një treg ku banka e shkollës nuk e ka përgatitur për tryezën e punës.

Gert Metani PSD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.