Ilir Meta ka takuar sot banorët e Pustecit. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se ata do të bëjnë çmos që të kthejnë të rinjtë dhe të rejat që janë larguar nga vendi.
“Kënaqësi e madhe që jam me kryebashkiakun e ardhshëm të Pustecit, Pandi Jani. Është kaq i pastër e qelibar dhe kështu do të jetë edhe në drejtim të këtij Pusteci. Ai edhe shkollën e ka mbaruar fiks për të drejtuar Bashkinë e Pustecit. Për Agroturizëm në Shkup. T’i japim mundësinë Pandit që ta shndërrojë Pustecin në qendër të agroturizmit. 14 maji është dita të ndahemi me këtë pushtet vendor monist.
Me këtë pushtet që e ka kthyer Bashkinë e Pustecit në një qendër korrupsioni dhe nepotizmi. Këta nga bashki e kanë kthyer në komunë. Në do t’i kthejmë të rinjtë e të rejat. Nëse ka një bashki që unë kam qenë më shumë ka qenë ajo e Pustecit. Do mbështesim këtë komunitet edhe për të ruajtur identitetin e tij, që nga veshjet, traditat, etj. Do t’i lutemi zotit sikur çdo gjë varet prej tij, ama do të bëjmë çdo përpjekje sikur çdo gjë varet nga ne, edhe për fitoren në 14 maj Në 14 maj të votojmë ndryshimin”, tha Meta.
