Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Kandidimi i Belerit, strategji e Mitsotakis”, Artan Hoxha zbulon deklaratën e Pirro Dhimës

22:58 / April 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fredi Beleri dhe Pirro Dhima janë zyrtarisht kandidatë të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha u shpreh se që Belerit të zgjidhet si eurodeputet i Demokracisë së Re, do t’i duhen 200 mijë vota.

Sipas analizës së tij, kandidimi i Belerit është strategji e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet. Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë, në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë.

Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar Belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion”, u shpreh Artan Hoxha.

Ndërkohë më tej Hoxha zbuloi edhe një deklaratë të Pirro Dhimës, gjatë një interviste për një televizion grek rreth një javë më parë, ku shprehej “jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”.

“Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha Hoxha.

Artan Hoxha mitsotakis Pirro dhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.