Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kanë 3 fëmijë, çifti i parë i të njëjtit seks që pret të martohet në Greqi. Reagime të forta nga shoqëria

14:00 / February 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vouli omofyla zevgaria11 Eurokinissi 16022024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia theu tabu me miratimin e ligjit që lejon martesat brenda të njëjtit seks, duke u bërë i pari shtet ortodoks që lejon këtë gjë. Ligji kaloi mes kontestimeve të shumta. Kisha ishte kundërshtuesja më e fortë. Por ky ligj i miratuar është pritur me entuziazëm nga komunitetit LGBT në Greqi.

Stavros Gavriliadis dhe Dimitrios Elefsiniotis janë së bashku prej 20 vitesh dhe kanë 3 fëmijë. Ata kanë blerë një shtëpi dhe krijuan familje. Megjithatë deri më sot nuk kanë mundur që të martohen apo të njihen si prindër të fëmijëve. Por tashmë me ligjin e ri kjo situatë do të ndryshojë.

Ata janë çifti i parë i të njëjtit seks në Greqi që kanë deklaruar se do të martohen. “Kostumet dhe unazat tona të martesës janë gati. Ndoshta do të jemi çifti i parë që do të martohemi”, thotë 52-vjeçari në një artikull për agjencinë Bloomberg. Çifti ndodhej në llozhat e parlamentit grek mbrëmjen e së enjtes duke ndjekur votimin për këtë ligj. Greqia bëhet vendi i 16 i BE-së që lejon me ligj martesat brenda të njëjtit seks.

Për shumë të tjerë ky miratim do të thotë shembje të bazës së familjes. “Përparimi thotë po, familja greke thotë jo.” “Nuk jam plotësisht e sigurt, ka shumë gjëra që duhen dhënë prioritet, derisa të arrijmë deri në këtë pjesë. Unë mund të jem në rregull me këtë për sa kohë që janë zgjidhur gjëra të tjera shumë të rëndësishme.”

“Unë jam kundër, koncepti i familjes është shembur, ne kemi të drejta individuale, por këto nuk mund të institucionalizohen dhe të prekin të gjithë në shoqëri”. Për disa nga kundërshtarët më të ashpër të këtij projektligji përfshirë edhe fraksionet më konservatore, miratimi i martesave të të njëjtit seks dhe më pas birësimi i fëmijëve, është një përjashtim nga bashkësia fetare, ndërsa kanë deklaruar se do t’a çojnë në gjykatë këtë projektligj.

Dimitrios Elefsiniotis Stavros Gavriliadis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UNICEF: Mesatarisht 28 fëmijë vdesin çdo ditë në Gaza

10:00 / July 17, 2025

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

22:15 / July 16, 2025

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

21:55 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.