2 javë më parë kanosi një shtetas dhe i mori automjetin, sepse pretendonte se i kishte borxh një shumë parash, kapet dhe ndalohet 37-vjeçari. Policia e Durrësit njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Debt”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në momentin e ndalimit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën një sasi Cannabisi e ndarë në doza gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike dhe municioni luftarak.